Kosovë – Gjykata Supreme i hap rrugë regjistrimit të ‘Listës Serbe’ në zgjedhje
Gjykata Speciale në Kosovë ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për shkaqe procedurale.
Blerim Sallahu në emër të LVV-së, ka njoftuar se ata kanë qenë të vetëdijshëm për pengesat procedurale, por për shkak të veprimeve të vazhdueshme antikushtetuese dhe antiligjore, në mbrojtje të akteve terroriste, me të cilin është cenuar seriozisht siguria e shtetit ishte dashur që mbrojtja e sigurisë nacionale shtetërore t’i mbivendoset pengesave procedurale dhe kësisoj ankesa jonë të ishte shqyrtuar në dhe kështu t’i ndalohej Listës Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare 2025.
“Gjykata Supreme i ka hapur rrugë një subjekti politik antikushtetues dhe mbështetës i pa rezervë të veprimeve terroriste të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Pse po duan ta lejojnë certifikimin e Listës Serbe me patjetër? Dhe në këto momente tepër vendimtare për vendin përgjegjësinë e këtij certifikimi skandaloz për partinë e Radojçiçit do ta mbajë sistemi gjyqësor dhe opozita. Të dyja po shpalosen si pjesë përkrahëse të Listës serbe në një formë apo formën tjetër”, thuhet në njoftim.
/Kosovapress/