Kosovë, ka hyrë në fuqi masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese e cila ua ndalon deputetëve të zgjedhur çdo veprim

Ka hyrë në fuqi masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese e cila ua ndalon deputetëve të zgjedhur çdo veprim, apo vendim për konstituim të Kuvendit deri me datën 8 gusht 2025.

Deputetët e patën të shtunën mundësinë e fundit që ta konstituojnë legjislaturën e nëntë brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Ky institucion kishte urdhëruar ligjvënësit që ta bëjnë Kuvendin brenda një afati kohor prej 30-ditësh, pra deri më 26 korrik.

Të shtunën deputetët u mblodhën dy herë, në vazhdimin e seancës prej orës 14:00 si dhe natën në orën 22:00, por pa sukses. Seanca u mbajt si zakonisht – me kërkesën e kryesuesit, deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, për ta formuar një komision i cili do të mundësonte votimin e fshehtë të kryeparlamentarit. Kjo, sërish, u kundërshtua nga partitë e tjera parlamentare.
Kosova ka mbajtur zgjedhjet më 9 shkurt por ka mbetur pa institucione të reja si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit, që më pas do t’i hapte rrugë formimit të qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill. Procesi ka ngecur te pozita e kryetarit të Kuvendit për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, e kanë propozuar deputeten Albulena Haxhiu. Nga partitë e tjera, ajo konsiderohet figurë e pa papranueshme.
Haxhiu dështoi gjashtë herë me radhë në votim të hapur të marrë mbështetjen e nevojshme prej 61 votash. Më pas seancat vazhduan me tentimin për votim të fshehtë, të gjitha pa sukses.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 24 korrik, Gjykata Kushtetuese vendosi një masë të përkohshme deri më 8 gusht. Tani, deputetët nuk do të mund të ndërmarrin asnjë veprim deri në këtë datë.

Gjykata e arsyetoi vendimin duke thënë se nëse nuk do të vendosej masa e përkohshme, pas datës 26 korrik, çdo veprim i ndërmarrë mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

BiznesUdhëto nga Prishtina drejt Dortmund çdo të mërkurë dhe të shtunëEnergjia juaj, gjithmonë e sigurt!Ledri Vula dhe Era Istrefi bëhen fytyrat e reja të IPKO-sIntervistaHasani: Zgjedhjet me urdhër të Kushtetueses do ta kompromentonin rëndë rendin kushtetuesLajmeArrestohet për zjarrvënie një person në veri të MitrovicësRajoniZjarr në Bulqizë e Mat, zjarrfikësit s’mund të ndërhyjnë – shkak përmasat e mëdha të flakëveN’pritje të KushtetuesesLajmeLexohet për: 4 min.Dëgjoje me zë…N’pritje të Kushtetuesesgjykata kushtetuese
14 minuta më parë
Ka hyrë në fuqi masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese e cila ua ndalon deputetëve të zgjedhur çdo veprim, apo vendim për konstituim të Kuvendit deri me datën 8 gusht 2025.

Deputetët e patën të shtunën mundësinë e fundit që ta konstituojnë legjislaturën e nëntë brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Ky institucion kishte urdhëruar ligjvënësit që ta bëjnë Kuvendin brenda një afati kohor prej 30-ditësh, pra deri më 26 korrik.

Të shtunën deputetët u mblodhën dy herë, në vazhdimin e seancës prej orës 14:00 si dhe natën në orën 22:00, por pa sukses. Seanca u mbajt si zakonisht – me kërkesën e kryesuesit, deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, për ta formuar një komision i cili do të mundësonte votimin e fshehtë të kryeparlamentarit. Kjo, sërish, u kundërshtua nga partitë e tjera parlamentare.
Kosova ka mbajtur zgjedhjet më 9 shkurt por ka mbetur pa institucione të reja si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit, që më pas do t’i hapte rrugë formimit të qeverisë.

Lexo po ashtuGërvalla: Pa drejtësi nuk ka përparim të qëndrueshëm në BallkanSeanca konstituive ka nisur më 15 prill. Procesi ka ngecur te pozita e kryetarit të Kuvendit për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, e kanë propozuar deputeten Albulena Haxhiu. Nga partitë e tjera, ajo konsiderohet figurë e pa papranueshme.
Haxhiu dështoi gjashtë herë me radhë në votim të hapur të marrë mbështetjen e nevojshme prej 61 votash. Më pas seancat vazhduan me tentimin për votim të fshehtë, të gjitha pa sukses.

Lexo po ashtuTre muaj huq, Kuvendi s’konstituohet as në seancën e natës
Më 24 korrik, Gjykata Kushtetuese vendosi një masë të përkohshme deri më 8 gusht. Tani, deputetët nuk do të mund të ndërmarrin asnjë veprim deri në këtë datë.

Gjykata e arsyetoi vendimin duke thënë se nëse nuk do të vendosej masa e përkohshme, pas datës 26 korrik, çdo veprim i ndërmarrë mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Lexo po ashtuMINT lansoi skemën e re të granteve prej 1 milion euro për NMVM-tëVendimi i Gjykatës kushtetuese vjen pasi për çështjen e konstituimit i ka dy lëndë në shqyrtim, të cilat janë paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Këto parti besojnë se vazhdimet e fundit të seancave janë bërë në mënyrë antikushtetuese.
Në ditët në vijim pritet që Kushtetuesja të sqarojë se çfarë pasoja juridike do të ketë për deputetët e zgjedhur si dhe çfarë duhet të ndodh tutje.

Shkuarja në zgjedhje të reja me urdhër të Gjykatës Kushtetuese si pasojë e ngërçit në Kuvend do ta komprometonte rëndë këtë institucion, tha ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.
Ai, në një intervistë me shkrim për KosovaPress, tha të shtunën se pa konstituim të Kuvendit nuk mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ani pse tejkalohet afati tridhjetë ditorë i Gjykatës Kushtetuese, ku ka obliguar deputetët që deri më 26 korrik të konstituojnë legjislaturën e nëntë.

Hasani tha se Kushtetuesja, në aktgjykimin final pas tejkalimit të masës së përkohshme më 8 gusht, do të konstatojë se deri në ndërrimin e rendit të ditës nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, gjithçka ka qenë në përputhje me Kushtetutën, mirëpo prej 1 majit, kur është propozuar votimi i fshehtë për kryeparlamentarin, ka nisur gjendja jo-kushtetuese, që tani duhet të adresohet nga Kushtetuesja.

Sipas tij, edhe nëse do të pranohej, për hir të diskutimit teorik, se Kuvendi është formalisht i konstituuar, Gjykata Kushtetuese nuk do të mund dhe nuk do të duhej të jepte një urdhër për shpërndarje të Kuvendit apo për organizim zgjedhjesh.
Ai theksoi se dekretimi për shkuarje në zgjedhje, në rast krize, mund të ndodhë vetëm si sanksion kushtetues, përmes procesit të decertifikimit të të zgjedhurve të parë të popullit.

Më 22 korrik, edhe presidentja Vjosa Osmani i është drejtuar Kushtetueses duke i kërkuar që të sqarojë se cila janë pasojat juridike nëse Kuvendi nuk konstituohet më 26 korrik si dhe vendosjen e një mase të përkohshme ndaj afatit 30-ditor.

Thirrje për konstituim të kuvendit, përveç presidentes, janë bërë edhe nga organizata jo qeveritare si dhe ambasadorë të vendeve të Perëndimit.

/Kosovapress/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?