Kosovë, Klina regjistron temperaturë rekord 42,5 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njoftoi se të premten në Kosovë janë regjistruar temperatura të larta. Në Klinë është regjistruar temperatura rekord prej 42,5 gradë Celcius. Kjo temperaturë, sipas Institutit, u regjistrua në orën 15:00. “Sipas matjeve nga Rrjeti Shtetëror i Stacioneve Meteorologjike, sot në Kosovë janë shënuar vlera tejet të larta të temperaturave”, tha IHK-ja. Sipas një harte të publikuar nga ky Institut, bazuar në temperaturat e regjistruara në orën 14:00 të 25 korrikut, edhe qytete kanë regjistruar temperatura të larta mbi 40 gradë Celsius: Hani i Elezit (41,1) Gjakova (40,7), Suhareka (40,4), Prizreni (40,3) dhe Rahoveci (40,2).

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?