Kosovë, konfirmohen 87 raste të reja me COVID-19 në 24 orë
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se të dielën në Kosovë janë konfirmuar edhe 87 raste me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Rezultatet janë në bazë të 202 testimeve të kryera nga ana e Institutit.
Numri i të infektuarve, që nga mesi i muajit mars, ka arritur në 2677. Aktualisht janë 1.203 raste aktive.
Sipas njoftimit, nga sëmundja janë shëruar edhe 31 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 1.425.
Që nga fillimi i epidemisë, në Kosovë janë shënuar 49 të vdekur.