Kosovë, kreu LDK pranon: Gjithçka ra në ujë me Albin Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është befasuar nga propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, dhe se askush nga partia e tij nuk e ka ditur e as nuk ka pritur që VV’ja do të propozojë kryeparlamentarin.

Mustafa ka bërë të ditur se për shkak të kësaj, tani gjithçka do të nisë nga fillimi me VV’në, dhe, sipas tij, të gjitha marrëveshjet që janë bërë deri tani do të bien në ujë.

“Gjithsesi duhet të bëhet marrëveshje e re lidhur me përgjegjësitë, por ka nevojë edhe te programi qeverisës”, ka deklaruar Mustafa në “Rubikon” të KTV’së.

“Çdo gjë është e hapur, edhe mundësia që të dalim në opozitë, ta bëjmë një opozitarizëm shumë të mirë, të suksesshëm”, ka thënë kreu i LDK’së, shkruan Express.

SHKARKO APP