Kosovë në 24 orë vetëm një rast të konfirmuar me koronavirus
Kosova fatmirësisht prej ditësh ka konfirmuar raste të pakta me koronavirus. Paraditen e kësaj të enjtenjë person ka humbur jetën dhe një tjetër është konfirmuar m e koronavirus. Ndërkohë numri i të prekurve deri më tani në Kosovë është 861 raste.
Betejën me këtë sëmundje këtë të martë e kanë fituar 28 pacientë duke e çuar në 561 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Gjithashtu, sot në Kosovë ka pasur edhe një rast të vdekjes duke e dërguar kështu në 27 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi.
Rasti pozitiv me koronavirus është rast i kontaktit nga komuna e Kamenicës, nga fshati Poliçkë.