Kosovë/Në shkurt nis vaksinimi, çdo ditë 20 mijë persona

Kosova do të pranojë brenda muajit shkurt dozat e para të vaksinës për imunizim të popullatës kundër Covid-19.

Këto vaksina do të vijnë si rrjedhojë marrëveshjeve të arritura për sigurimin e afër 2 milionë vaksinave, prej tyre 535 mijë nga kompania amerikane “Pfizer”, 600 mijë nga Austria dhe nga programi COVAX i OBSH-së 720 mijë.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani tregoi se me prioritet për t’u vaksinuar janë stafi mjekësor, personat mbi moshën 65 vjeçare dhe personat me probleme shëndetësore kronike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tregoi se synojnë vaksinimin e 20 mijë qytetarëve brenda dite, për çka kanë kërkuar edhe asistencë teknike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?