Kosovë, ngjarjet kryesore të vitit 2014
Qysh në fillim të vitit 2014 skena politike në vend nisi të kërkoj e të jap ide se kur duhet të mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme, ndonëse zgjedhjet sipas ligjit do duhej të mbaheshin në dhjetor të vitit 2014. Megjithatë, tashmë ishte e qartë se zgjedhjet do mbaheshin para kohe dhe fushata jo zyrtare nisi shumë muaj më herët.
Por, pas marrëveshjes së spektrit politik, shpërndarja e Kuvendit u bë me 7 maj 2014, që i hapi rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme brenda 45 ditëve. Por menjëherë presidentja Atifete Jahjaga, shpalli 8 qershorin si datë kur do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Zgjedhjet parlamentare u mbajtën me 8 qershor 2014 dhe u vlerësuan nga vendas e ndërkombëtarë si zgjedhjet me të mira të organizuara që prej pas luftës. Por, menjëherë pas zgjedhjeve me 10 qershor u krijua një koalicion i tri partive që nuk fituan zgjedhjet, LDK-së, AAK-së dhe Nisma për Kosovën, e që kishte mbështetjen edhe të Vetëvendosjes, duke lënë PDK-në pa partnerë me të cilin do të mund të lidhte koalicion për ndërtimin e institucioneve.
Mirëpo, asnjëra palë nuk lëshonte pe, duke konsideruar se kanë të drejt për formimin e institucioneve, ku tanimë i ashtuquajtur Blloku këmbëngulte se ka shumicën parlamentare, derisa PDK-ja në atë se është fituese e zgjedhjeve duke dal e para në zgjedhje.
Presidentja e Kosovës shpall 17 korrikun si datë në të cilën duhet të konstituohej Kuvendi i Kosovës. Por në atë seancë plenare Blloku zgjodhi kryetar të Kuvendit liderin e LDK-së Isa Mustafa. Por PDK të nesërmen duroj në Gjykatën Kushtetuese mënyrën e zgjedhjes ë Mustafës në krye të legjislativit. Gardiani i Kushtetueses me 21 gusht ftoi dy palët në seancë dëgjimore, derisa të nesërmen me 22 gusht lëshoi vendimin, me të cilin konstatonte
Megjithatë, gjatë kësaj kohe Blloku mbajti edhe një seancë me 18 gusht në të cilën zhvilloj një debat parlamentar, por që nuk ishte zyrtare, dhe nuk mori pjesë PDK-ja, minoritetet, e as sekretaria e Kuvendit nuk ishte në dispozicion të tyre. Madje nuk kishte të ftuar as kor diplomatik.
Por, me 10 shtator arrihet marrëveshje mes Bllokut dhe Vetëvendosjes, pasi u pranuan kërkesat e VV-së.
Ndërsa, me 18 shtator u thirr seanca për konstituimin e Kuvendit, meqë tashmë Gjykata Kushtetuese kishte vendosur që vetëm PDK ka të drejt nominimi të kandidatit për kryetar të Kuvendit. Por, në këtë seancë PDK dështon ta zgjedh Arsim Bajramin kryetar të Kuvendit, meqë mori vetëm 44 vota, derisa kundër ishin 61 vota, ndërsa 11 deputetë abstenuan.
Më pas ngërçi vazhdoj, duke mos lëshuar pe asnjëra palë, në të drejtën e tyre për formimin e institucioneve, pavarësisht se ishte një vendim i Gjykatës Kushtetuese.
Mirëpo, blloku vazhdoj deri kah mesi nëntorit, kur edhe hoqën dorë nga pozita e kryetarit të Kuvendit, duke deklaruar se do ta votonin kandidatin e PDK-së, meqë ashtu kishte vendosur Gjykata Kushtetuese.
Por, përfundimisht Blloku prishet kur në mbrëmjen e 19 nëntorit, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, mori vendim për të diskutuar me të gjitha partitë për arritjen e një koalicioni për formimin e institucioneve, me kusht që LDK ta udhëhiqte Qeverinë.
Menjëherë pas mbledhjes katër orësh të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, me 19 nëntor arrihet marrëveshja mes PDK-së dhe LDK-së, në zyrën e presidentes Atifete Jahjaga, me praninë edhe të ambasadores amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.
Me këtë rast edhe pajtohen të dy liderët e PDK-së dhe LDK-së Hashim Thaçi e Isa Mustafa, që me 8 dhjetor të mbahet seanca ku do të zgjidhej kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, si dhe do të votohej Qeveria e Kosovës po atë ditë.
Dhe, sipas kësaj marrëveshjeje konstituimi i Kuvendit u bë me 8 dhjetor, derisa votimi i Qeverisë u shty për 9 dhjetor, në të cilën Isa Mustafa u votua për kryeministër të Kosovës.
Gjatë kohës sa Kosova ishte pa institucione, Kosovën e përfshiu një valë e ikjes së të rinjve për në shtetet e Bashkimit Evropian përmes Beogradit dhe Hungarisë.
Ngjarje e vlerësuar shumë e rëndësishme ishte edhe pranimi i Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë në dhjetor.