Kosovë, një viktimë dhe 21 raste me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të mërkurën 21 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 2,114 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 9 qershor janë shëruar 111 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 832.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,533 pacientë me këtë virus.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej tyre 2,247 kanë vdekur.

Deri më tani të paktën një dozë të vaksinës e kanë pranuar 86,489 persona.

Aktualisht, në zhvillim e sipër është faza e dytë e vaksinimit që përfshin personat e moshës 65-79 vjeç.

Më 28 maj, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se Kosova pret që deri në fund të vitit të pranojë 1.213.290 doza të vaksinës së kompanisë Pfizer.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?