Kosovë, për tre muaj u konfiskuan 2 milionë euro të falsifikuara

Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti, Policia e Kosovës ka konfiskuar më shumë se 2 milionë euro para të falsifikuara, bëjnë të ditur zyrtarë të policisë kosovare. Gjatë këtyre tre muajve policia thotë të ketë trajtuar 243 raste të falsifikimit të parave në vlerë prej 2 milionë e 140 mijë eurove dhe ka arrestuar 18 persona të cilët kanë qenë të involvuar në veprime të tilla të kundërligjshme.

Shumica e parave të falsifikuara që janë konfiskuar nga Policia e Kosovës, janë të valutës 50 euro.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për REL se rastet e tilla të parave të falsifikuara raportohen nga qytetarët dhe nga autoritetet e ndryshme bankare.

“Referuar statistikave gjatë periudhës janar – mars të këtij viti, në luftimin e kësaj dukurie që ka ndikim edhe në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës polica ka të raportuar 243 raste derisa vlera e parave të falsifikuara kap shifrën e 2 milionë e 140 mijë euro, derisa janë arrestuar 18 persona”, bënë të ditur Hoxha.

Kartëmonedha më e falsifikuar në tregun e Kosovës, sipas policisë, është bankënota prej 50 euro.

Në anën tjetër, zyrtarë të bankës Qendrore të Kosovës në një përgjigje të dërguar përmes postës elektronike kanë prezantuar të dhënat në lidhje me paratë e falsifikuara të cilët ata i marrin nga Laboratori i Forenzikës së Kosovës.

“Sa i përket kartëmonedhave euro të falsifikuara dhe që janë konfiskuar në nivel të Kosovës gjatë vitit 2016-të , të ndara sipas denominimeve janë si në vijim: gjithsej në total janë konfiskuar 824 copë kartëmonedha të falsifikuara dhe 123 copë monedha të falsifikuara”, thuhet në përgjigjen e Bankës Qendrore të Kosovës.

Vënia e parave të falsifikuara në qarkullim ka efekte negative në ekonominë e vendit thonë ekspertë dhe përfaqësues të shoqatave të bankave në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës, Petrit Balija, ka thënë se kohëve të fundit kanë vërejtur se ka një rritje të qarkullimit të parave të falsifikuara në ekonomin e vendit. Duke pasur parasysh këtë, shton Balija, janë duke ushtruar vigjilencë në këtë drejtim duke identifikuar bankënotat e falsifikuara që tentojnë të deponohen në banka dhe më pas të veprojnë sipas ligjeve në fuqi.

SHKARKO APP