Kosovë/ Rritet numri i të infektuarve, tre persona humbin jetën nga Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 379 raste te reja me Covid-19 dhe tre viktima.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 1 rast (82 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (90 vjeç)”- shkruhet në njoftim.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit 244 pacientë kanë arritur të mposhti Covid-19 duke çuar numrin e të shëruarve gjithsej në 50.731.