FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosovë/ Tre persona të prekur në gjendje kritike, njëri shtrohet tek Infektivi pa vetëdije

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se në Klinikën Infektive në Kosovë aktualisht po trajtohen 43 raste me Covid-19, kurse, tre janë në gjendje kritike.

Sipas tij, nga 170 raste të konfirmuara me Covid-19, 70 kanë qenë të shtrirë në Klinikën Infektive.

“Gjendja e tyre në përgjithësi është e mirë me përjashtim të 8 rasteve, ku 5 prej tyre kanë nevojë për oksigjeno terapi dhe tri raste në gjendje me të rënd që ne e quajmë gjendje kritike”, ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krasniqi shtoi se njëri nga rastet e rënda është qe 10 ditë në Klinikën Infektive dhe është në respiratorë, ndërsa, tjetra është që katër ditë. Kurse, personi i tretë është rast që është pranuar sot në klinikë dhe ishte pa vetëdije.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se sipas të dhënave i bie që në 10 mijë banorë e kemi një të prekur me Covid-19.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?