Kosovë, votohet me 80 vota pro kufirit me Malin e Zi

Kuvendi i Kosovës ka arritur të ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit i dhanë “dritën e gjelbër” kësaj marrëveshje.

Kjo marrëveshje është votuar pas 4 tentativave penguese që i bëri Lëvizja Vetëvendosje përmes hedhjes së gazit lotsjellës.

Si pasojë e veprimeve të deputetëve të VV-së, shumica prej tyre u përjashtuan nga seanca. Në momentin kur është votuar Demarkacioni, i pranishëm në seancë ka qenë vetëm deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.

SHKARKO APP