KQZ në Kosovë: Rezultatet preliminare priten sonte rreth orës 22:00

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, do të dalin po sonte rreth orës 22:00.

Në konferencën e mbajtur për media pas përmbylljes së vendvotimeve, Radoniqi ka thënë se dalja e qytetarëve me të drejtë vote është rreth tetë për qind më e ulët krahasuar me zgjedhjet paraprake të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

“Nga të dhënat preliminare të mbi 98% të vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 19:00 është 712 mijë e 128 votues, apo 36.38% nga 1 milionë e 959 mijë e 962 votues. Deri në të njëjtën kohë për zgjedhjet e 28 dhjetorit kishin votuar 44.99 për qind. Në shumë vendvotime ka filluar numërimi i fletëvotimeve… Rezultatet preliminare do të dalin sonte, unë besoj që diku rreth orës 21:30 apo 22:00 maksimum, do të dalim me rezultate, megjithatë nuk do ta caktojë tani orën”, ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Radoniqi tutje ka njoftuar se nga ora 19:00 ka filluar afati 48 orësh për paraqitjen e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me procesin e votimit të sotëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?