Krasniqi: Shqiptarët duhet të kenë strategji të përbashkët për sigurinë e kombit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka theksuar se në rrethanat e reja gjeopolitike, elitat intelektuale dhe politike shqiptare duhet të mendojnë të ndërtojnë një strategji të përbashkët.

Ai, në emisionin “Info-Box” të RTV Dukagjini, ka thënë se shqiptarët në rrafshin kombëtar duhet të ndërtojnë një mekanizëm që do të angazhohej për sigurinë dhe të ardhmen e kombit, transmeton Telegrafi.

“Kombet sa më unike janë, janë më të fuqishme; sa më të parcializuar janë, fuqia është më e vogël. Kjo është si thënia e urtë popullore: Bashkimi bën fuqinë”, ka shtuar Krasniqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka folur edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin ka thënë se konsideron që ai para së gjithash synon ta forcojë pozitën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më shumë po kujdeset për të përforcuar pozitën e vet në Kosovë, sesa për të forcuar pozitën e Kosovës. Veprimin i cili dukej se është institucional, më rastin e ndalimit të trenit, ai tentoi ta kthejë si meritë të tij. Ai mundohet të tregojë se është personi pa të cilin nuk bën dhe nuk mund të shkoj Kosova përpara”, ka shtuar Krasniqi.

/Telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?