Kreu i LDK: Nëse Kurti nuk tërheq Projektligjin, e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të tërheqë nga kuvendi nisëm për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Në një konferencë për media, Abdixhiku tha se nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë Kurti, qëllimshëm do ta dërgojë vendin në zgjedhje të reja.

“I bëj thirrje kryeministrit Kurti dhe shumicës parlamentare që të heqin dorë nga ky shantazh i sotëm ndaj opozitës”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shantazhi i sotëm lë të kuptohet se Kurti ose nuk dëshiron të zgjidhë ketë çështje ose dëshiron të krijojë destabilitet politik për të fshehur paaftësinë e tij për t’u përballur me probleme të mëdha të cilat ka premtuar se do t’i zgjidhë dhe për të cilat e kanë votuar qytetarët”, tha Abdixhiku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria e Kosovës ia ka proceduar kuvendit ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Këto ndryshime duhet të miratohen në dy lexime nga deputetët.

 

 

Me këto ndryshime diasporës do t’i mundësohet që të votojë në ambasada dhe konsullata që Kosova i ka nëpër botë. Seanca për këtë ligj pritet të mbahet para asaj për zgjedhjen e presidentit. Më herët, LDK-ja kishte deklaruar se do të marrë pjesë në votimin për president.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se ka siguruar nënshkrimet për thirrjen e seancës për presidentin.

Si kandidatë për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta. Që të dy në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë kandiduar me Listën e Osmanit, që garoi në kuadër të listës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve. Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë. Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?