Kreu i LVV-së fushatën e përmbledh me dy fjali, Kurti: Drejtësi dhe punësim (VIDEO)

14 shkurti po afron dhe është dita e zgjedhjeve në Kosovë dhe pikëpyetjet nëse do të lejohet kandidimi i Albin Kurit, është shumë i madh. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, ka publikuar një video teksa ndodhej në makinë, ku ka folur për zgjedhjet.

Në video, Kurti shprehet se të gjithë fushatën e tij parazgjedhore mund ta përmbledhë në dy fjalë, drejtësi dhe punësim. Më pas ai ka bërë shkurtë një përmbledhje të shkurtër të dy fjalëve kyçe.

”Me 2 fjalë mund të përmblidhet kjo fushatë e jona. Na nevojitet drejtësi dhe punësim. Ama jo drejtësi vetëm në gjykata, por drejtësi në tërë shoqërin dhe jo punë vetëm sa për punësim, por punësim profesional. Qytetarët tanë, posaçërisht ata të brezit të ri, kanë nevojë për jetë të dinjitetshme në vendin e vet. Prandaj kanë rëndësi këto zgjedhje, andaj zgjedhjet e 14 shkurtit janë referendum”,-tha ai.

SHKARKO APP