FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kreu i PSD, Shpend Ahmeti uron fituesit, LDK dhe VV

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, deklaron edhe pse ende nuk ka përfunduar numërimi i të gjitha votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet janë pothuajse të qarta. Përmes Facebook’ut ai ka uruar partinë fituese

Ahmeti ka shkruar se po presin rezultatet përfundimtare, por që tani ka uruar partinë fituese.

“Presim rezultatet përfundimtare dhe certifikimin zyrtar por zotohemi se do të vazhdojmë të luftojmë për barazi, mirëqenie e solidaritet e për zhvillimin e shtetit tonë. Edhe pse ende nuk ka përfunduar numërimi i krejt votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet pothuajse janë të qarta. Pa marr parasysh se kush fiton, shfrytëzoj rastin të uroj fituesin, qoftë ajo Lëvizja Vetëvendosje apo Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia e Ahmetit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare ka qenë në koalicion me AAK’në e Ramush Haradinajt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga votat e numëruara deri më tani, KQZ’ja nxjerr fituese Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, pas së cilës është LDK’ja e Isa Mustafës që kandidate për kryeministre kishte Vjosa Osmanin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?