Kreu i shqiptarëve të Bosnjes: E paimagjinueshmja e marrëdhënieve me Kosovën

Muharrem Zejnullahu, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Shqipërisë në Bosnjë, President i komunitetit të shqiptarëve në atyshëm dhe ish-ambasador i parë i Bosnjes në Shqipëri, beson se nuk ka marrëdhënie më të këqija dhe më të rrepta në botë që ekzistojnë sot mes Bosnjes dhe Kosovës.

“Sa i përket marrëdhënieve midis Bosnjes dhe Kosovës, unë duhet të jem plotësisht i hapur dhe i drejtpërdrejtë: për fat të keq, nuk ka marrëdhënie më të këqija dhe më të rrepta në këtë glob që ekzistojnë sot dhe të cilat janë aktuale sesa marrëdhëniet që Bosnja ka me Kosovën. Bosnja jo vetëm që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por nuk njeh asnjë dokument të shtetasve me origjinë nga Kosova, qytetarë të Bosnjes,” tha Zejnullahu në një prononcim për Anadolu Agency (AA).

Ai theksoi se kur thotë se nuk njeh asnjë dokument, do të thotë se nuk njeh asnjë certifikatë të lindjes dhe vdekjes, si dhe dokumente të tjera që janë me rëndësi jetike për shqiptarët që vijnë nga Kosova.

“Duke filluar me rregullimin e çështjeve të jetës dhe strehimit, familjes … Për të mos përmendur mundësinë e studentëve që vijnë dhe regjistrohen në kolegje siç ishte deri në vitin 2008. Në vitin 1999 dhe 2000, kemi pasur rreth 1.000 studentë nga Kosova të regjistruar në Universitetin e Sarajevës. Pas agresionit ky numër u zvogëlua dhe tani nuk ka asnjë”, tha Zejnullahu.

Ai beson se Bosnja, përmes udhëheqësve të saj nga Banja Luka, është një peng i Beogradit për të marrë hapa konkretë kur bëhet fjalë për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe kur bëhet fjalë për njohjen e dokumenteve.

“Ne nuk kemi asnjë shpjegim pse dokumentet nuk njihen,” tha Zeynullahu.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe Bosnja, së bashku me Serbinë, është i vetmi vend në rajon që nuk e ka njohur pavarësinë e saj.

Zejnullahu beson se vendimi mbi njohjen e Kosovës nga Bosnja do të marrë kohë, duke fajësuar për këtë zyrtarët nga Republika Srpska si pengesë kryesore.

“Unë kurrë nuk kam qenë pesimist në jetën time, madje as kur isha në disa situata të vështira në Bosnje,” shpjegoi Zejnullahu.

Ai kujtoi se në cilësinë e presidentit të Shoqatës së Shqiptarëve në Bosnje, kishte patur mundësinë të fliste me zyrtarët më të lartë shtetërorë të vendit.

“Ne kërkuam që liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe kapitalit dhe lidhjet familjare që u ndërprenë, të pranohen dhe që ne, si të gjithë shtetasit e tjerë të Bosnjes, të udhëtojmë lirshëm. Fatkeqësisht, nuk mora përgjigje nga askush,” sqaroi Zejnullahu.

SHKARKO APP