Kreu PSHDK, Zef Morina takon Metën: Zoti president, Kosova është me ju!

Kreu i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, Zef Morina, gjatë një vizite që po zhvillon në Shqipëri është takuar me Presidenti Ilir Meta. Në një mesazh në Facebook, Morina shprehet se ka falënderuar kreun e shtetit shqiptar për kontributin që ka dhënë për Kosovën.

“Takim i ngrohtë vëllazërorë me presidentin Z. Ilir Meta! Presidentin Meta e njoftova mbi situatën në Republikën e Kosovës, si dhe e falenderova në emrin tim dhe në emër të demokristianëve të Kosovës, për angazhimin dhe kontributin që presidenti është duke dhënë për të mirën e Kosovës. Populli i Kosovës është mirënjohës për ndihmën që presidenti është duke dhënë për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë! Zoti president Kosova është me ju!”,- shprehet Morina në mesazhin e tij në Faqen zyrtare të PSHDK.

SHKARKO APP