
Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, ka reaguar me humor ndaj situatës politike në Kosovë, e cila prej kohësh është përfshirë në një ngërç institucional.
Përmes një postimi, Lahaj ka ironizuar zhvillimet politike duke “shpallur” me shaka kandidaturën e tij për president të vendit si kandidat i pavarur.
Tenori e ka bërë të qartë se bëhet fjalë për një reagim me nota humori, duke shtuar: ”Pak shaka, po ditë të mira kanë me ardhë”.
Postimi i plotë
“Hapi kandidaturën si president i pavarur.”
Neve Rugovasëve na shkon kryetallaku! Na veç një të keqe e kemi që filozofisë tonë i duhen së paku nja 2 dekada me u kuptu, edhe pse nuk është që na bën shumë përshtypje fakti që humbim kohë.
Pak shaka, po ditë të mira kanë me ardhë.
Foto nga vizita në Parlament, kohë më parë.
