Kroacia reagon për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Nuk ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë!

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një reagimi në platformën X, ministria kroate ka theksuar se nuk dëshiron të paragjykojë epilogun përfundimtar të procesit gjyqësor, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një vendim të shkallës së parë.

Sipas MPJ-së së Kroacisë, aktgjykimi nuk ndryshon rrethanat historike të luftës në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky vendim nuk e ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë apo faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda nga regjimi i Millosheviqit”, thuhet në reagimin zyrtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria kroate ka bërë gjithashtu dallimin mes përgjegjësisë individuale dhe përgjegjësisë për krimet e kryera gjatë luftës.

“Përgjegjësia individuale e një personi nuk mund të shërbejë si bazë për relativizimin e atyre krimeve apo për vënien në dyshim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, thuhet më tej në deklaratë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?