Kryeministri Haradinaj mbush 50 vjeç, bashkëshortja i bën një urim të veçantë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbush sot 50 vjeç, duke rrumbullakosur kështu gjysmë shekulli jetë.

Por urimin më të veçantë për këtë ditë të shënuar ia ka bërë e shoqja, gazetarja Anita Muçaj Haradinaj.

Por bashkë me ditëlindjen ajo i uron 15 vjetorin e martesës.

Madje në një moment të urimit, shkruan, “Vazhdoj të mendoj se unë jam dhurata më emirë që ke marrë ndonjëherë për ditëlindje”.

Urimi i plotë i Anitës për Ramushin

“Historitë tona vështirë se mund t’i kuptosh nëse nuk i ke provuar, sot edhe ndoshta mund t’a kemi flakur romantizmin tutje, por kemi 15 vjet bashkë dhe sot festojmë dy festa, sot kur ne jemi më shumë se familje, më shumë se të dashur, më shume se çift, sot jemi unë, ti dhe tre fëmijë!!! Sot në mos asgjë përfaqësojmë shumë dashuri brenda botës tonë të vogël me të mirat dhe të këqijat që dashuria i ngërthen në vete!!!

Gëzuar Ramush Haradinaj!! Të duam shumë Gjini, Hana, Trimi e unë edhe ma shumë!!!

P.s vazhdoj me mendu që jom ende dhurata ma e mirë që najherë e ke marrë për ditëlindje!! Përveç ditëlindjes, Gëzuar edhe 15 vjet martesë (vështirë boll ama punë qefi burrë).

SHKARKO APP