Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takim online me Diasporën shqiptare në Itali
Lëvizja VetëVendosje së shpejti mund të jetë një parti politike përfaqësuese në territorin e Shqipërisë.
Në zgjedhjet e 25 prillit forca kryesore e qeverisë së Kosovës, LVV, mbështet tre kandidatë të pavarur, e nuk përjashton mundësinë që të ketë përfaqësinë e saj dhe në Parlamentin e Shqipërisë.
“Nevojshëmria e një transformimi radikal social-politik në Shqipëri ka bërë që forca kryesore e politikës kosovare mos të jetë indiferente”, u shpreh kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një takim të zhvilluar pak orë më parë, me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Itali.
“Takim që do dëshiroja shumë që të ishte real por që për efekt të pandemisë jemi detyruar ta zhvillojmë online e në këto kushte”, tha ai, e me shpresën që shumë shpejt të jemi fizikisht përballë njëri-tjetrit.”
Kryeministri i Kosovës u shpreh i bindur për rolin thelbësor që Diaspora shqiptare ka në zhvillimin ekonomik si të Shqipërisë dhe Kosovës e nuk vendos asnjë kufi gjeografik mes dy vendeve në përcaktimin e diasporës shqiptare që sipas tij përfshin “çdo emigrant të larguar nga trojet tona.”
Vota e Diasporës qe përcaktuese në zgjedhjet e fundit në Kosovë e për emigrantët shqiptarë në Itali, qe një padrejtësi mungesa e së drejtës së tyre për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehu angazhimin e tij institucional që të garantoj në të ardhmen e në mënyrat më të mira të drejtën e votës për të gjithë emigrantët shqiptarë kudo ndodhen.
Largimi i elitës profesionale, emigrimi i të rinjve, eksodi i madh i viteve të fundit nga trojet shqiptare, për kryeministrin e Kosovës duhet të jenë në fokusin e politikës qeveritare, me strategji efikase që duhet të nisin që nga reforma arsimore e orientuar në formimin profesional e në angazhimin mësim-punësim si në Kosovë dhe në Shqipëri.
Remitancat e emigrantëve shqiptarë në Kosovë e Shqipëri përbëjnë një burim të rëndësishëm financiar për ekonominë e dy vendeve, gati 60% të buxhetit të dy vendeve, e Kryeministri Kurti, nënvizoj se “ka ardhur koha që dërgesa e tyre të mos jenë vetëm një motiv ekonomik, social e familjar, por dhe një shkak zhvillimi e investimi në vendet amtare.”
“Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, do të jenë një garanci më shumë për investimet e emigrantëve si në Shqipëri dhe në Kosovë e që deri tani kanë vuajtur pikëpyetjet e mosbesimit mbi fatet e kapitaleve të tyre”, tha ai.
Përfaqësuesi i Federatës së shoqatave shqiptare në Itali, Petrit Aliaj, përfaqësuesi i shoqatës shqiptare ASSOAlbania e i qendrës së parë kulturore shqiptare “Margarita Xhepa” në Itali, Marian Bjeshkëza e përfaqësuesi i grupit Diaspora 91-99 Giorgio Rubolino, shprehën problematikat e shqiptarëve të Italisë si njohja e së drejtës së pensioneve, defiskalizimi i remitancave mes dy vendeve, mësimi i gjuhës shqipe jo vetëm në komunat arbëreshe etj, duke kërkuar një vëmendje nga ana e qeverive shqiptare si në Kosovë e në Shqipëri.
Qasja sociale e politikës shqiptare ndaj fenomeneve problematike si barazia gjinore, feminicidio, dhuna në familje, e politika e ardhshme diplomatike në rrugëtimin e rinjohjes së shtetit të Kosovës nga vende të tjera, u bën pika diskutimi në panelin pjesëmarrës.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti prezantoj dhe tre kandidatët e pavarur që Lëvizja VetëVendosja mbështet në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri; Bojken Abazi, njëherësh drejtues i Qendrës së LVV në Shqipëri, Iljaz Shehu, studiues shkencorë me karrierë akademike në Unversitetin e Sorbona në Paris, e Kreshnik Merxhani arkitekt e aktivistë në mbrojtje të kulturës e trashëgimisë historike shqiptare.
Mbrëmë, pata kënaqësinë, si kryetar i Lëvizjes, bashkë me kandidatët Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani, të…
Pubblicato da Albin Kurti su Domenica 11 aprile 2021