Kryeministri Kurti jep lajmin, arsimi i lartë publik do të jetë falas

Nga një 1 tetori i këtij viti, arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelet baçelor dhe master, ndërsa për studentët e doktoratës do të ketë lehtësi të veçantë. Në konferencën për media, Kurti rikujtoi një paragraf të Alternativës Qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Të vitit 2013 nga kur edhe daton synimi dhe zotimi për arsim publik falas.

“E drejta për arsim është e drejtë universale dhe e patjetërsueshme njerëzore dhe shteti ka për obligim t’ua sigurojë të gjithë qytetarëve mundësinë për t’u arsimuar dhe shkollim cilësor. Arsimi publik në të gjitha nivelet duhet të jetë falas dhe të plotësojë nevojat e nxënësve dhe studentëve. Sistemi arsimor publik duhet të mbështetet në parimin e solidaritetit shoqëror. Të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim gjinie, etnie, religjioni apo gjendje sociale duhet të kenë qasje të barabartë në arsim cilësor, në mënyrë që të arrihet potenciali i plotë shoqëror”, citoi paragrafin kryeministri.

Kurti tha se ne besojmë që në këtë formë nxisim interesimin për studime të larta, duke përmirësuar kësisoj nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë sonë dhe duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor që është parakusht për zhvillim ekonomik e për progres shoqëror. Nga ky udhëzim administrativ do të përfitojnë edhe studentët që vinë nga vendet e tjera, në veçanti ato të rajonit, të cilët trajtohen në mënyrë të barabartë si studentët e Kosovës.

SHKARKO APP