Kryeministri Mustafa akuzon Ramush Haradinaj
"Fryma shtet ndërtuese nuk është ndalur"-e ka cilësuar qeverinë e tij Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. Ai në një postim në rrjetin social facebook ka sulmuar dhe i është kundërpërgjigjur Haradinaj mbi fjalët që ky i fundit ka thënë për Kryeministrin.
“Ata që po bëjnë me gisht e po kërcënohen, nuk kanë lënë asgjë pa premtuar e pa ofruar, për të qenë në pushtet: Gjykatën Speciale, vendet e rezervuara edhe dy mandata, gjenerozitete për pakicat, vazhdim të dialogut dhe implementim të marrëveshjeve"- shprehet Z. Mustafa.
Sa për mua është e qartë se njerëzit e LDK -së i kanë vra e i kanë kërcënuar por kurrë nuk janë dorëzuar.
Kryeministri Mustafa ka pohuar se edhe Ibrahim Rugovën e kanë kërcënuar. "Janë likuiduar shumë veprimtare të LDK-së por fryma shtete ndërtuese nuk është ndalë. Nuk do ta ndalni as ju"- përmbyll statusin në facebook Kryeministri Mustafa.
R.SH