Kryeministri Mustafa: BE-ja do të fillojë punimet në kufirin e Mitrovicës

 

Serbia dhe Kosova gjithmonë e më shumë po përplasen midis tyre, e që këtë herë Kryeminsitri Mustafa nëpërmjet një postimi në facebook ka reaguar e duke u shprehu se: "Opozita nuk ka nevojë të zhvilloj politika të monologut. Çfarë kërkojnë serbët e Mitrovicës së Veriut është dëshirë e tyre, por kufiri ndërmjet pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës është dhe mbetet ai i përcaktuar me Pakon e Ahtisarit e jo në lumin Ibër".

Kuptohet se situata e mbartur prej shumë vitesh pengon edhe sot, lirinë ekonomike dhe lëvizjen e lirë.

Kryeministri Mustafa gjithashtu ka bërë të ditur se që prej ditës së nesërme pritet që BE të fillojë punimet në urë, kurse ajo do të lëshohet në qarkullim në fund të muajit qershor 2016. 

SHKARKO APP