Kryeministri Mustafa probleme me facebookun
Kryeministri Mustafa ditët e fundit në profilin e tij zyrtar facebook ka deklaruar nëpërmjet disa statuseve disa lajme që më pas i ka përgënjeshtruar. Kjo ka ndodhur pasi që profili i tij është hakuar disa herë. Lajmin për mbylljen e llogarisë së Krymenistrin e ka bërë publike, zyra e shtypit pranë kryeministrit Mustafa. Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës njoftoi se për shkak të rritjes së numrit të sulmeve ndaj llogarisë së kryeministrit Isa Mustafa në Facebook, kjo llogari do të deaktivizohet, deri në rritjen e masave të sigurisë.
“Gjatë kësaj periudhe, çdo postim apo komunikim për apo në emër të kryeministrit Isa Mustafa nuk paraqet qëndrimet e kryeministrit dhe të njëjtat do të denoncohen në organet kompetente. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, duke falënderuar përkrahësit dhe të gjithë qytetarët për mirëkuptimin, njofton se me kryeministrin Isa Mustafa mund të komunikojnë në çdo kohë përmes Zyrës për Komunikim Publik në ZKM”, thuhet në njoftim e Kryeministrisë.
R.Shtylla