Kryeparlamentari i Kosovës: Deputetët e opozitës të droguar…

 

Deputetët e opozitës në Kosovë kanë qenë të droguar dhe të dehur në seancën e 23 tetorit. Kështu ka deklaruar kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Sipas tij vetëm këto arsye e shpjegojnë sjelljen në Kuvend, ku janë përdorur vezë, gaz lotsjellës, ujë, fyerje, etj.

“Në të njëjtën kohë ekziston edhe një shqetësim i cili është një shqetësim njerëzor, jetësor por edhe politik për mungesën e kushteve brenda seancës plenare për arsye se janë duke u ballafaquar me shumë gjëra jo vetëm që janë jo të pëlqyeshme, por janë edhe të pahijshme, siç e shprehin edhe ata ia rrezikojnë edhe jetën e tyre.

Deri tani në Kuvendin e Republikës së Kosovës janë përdorur vezë, gaz lotsjellës, gjësende të forta, fyerje ujë në të njëjtën kohë ka dyshime se ka ndikim edhe të alkoolit dhe drogës.

Të gjitha këto janë që i keni dëgjuar edhe vetë. Është një gjendje që i ka shqetësuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës”,- u shpreh Veseli.

SHKARKO APP