Kupchan: Sulmi në Kosovë nuk ishte spontan

Është e qartë se sulmi i armatosur në veri të Kosovës, të dielën, nuk ishte spontan, thotë Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, më 24 shtator. Rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, vdiq nga plagët e marra në sulm, konfirmuan autoritetet.

Autoritetet kosovare thanë se tre sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, u arrestuan.

Kosova e bëri përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës.

“Duket se ky është një aksion i organizuar mirë, prandaj është më i rrezikshëm, sepse sugjeron se në terren ka grupe që janë të interesuara për të shkaktuar dhunë dhe janë të gatshme të organizohen dhe të gjejnë armë që do u mundësojnë ta bëjnë këtë”, thotë Kupchan.

 

SHKARKO APP