Kur do ta njohë Rusia Kosovën? Lavrov i bën bisht pyetjes: Moska do pranojë çdo marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit
Në konferencën e përbashkët për mediet me Ramën, ministri i jashtëm rus Lavrov është përgjigjur edhe për njohjen e Kosovës.
Pyetjes së gazetarit Muhamed Veliu, nëse do ta njohë ndonjë ditë Rusia Kosovën, ai i ka dhënë një evazive, duke thënë se Rusia do të respektojë çdo marrëveshje mes dy vendeve.
Lavrov ka shtuar se janë arritur rezultate mes dy vendeve me ndërmjetësimin e BE-së, por nuk janë zbatuar marrëveshjet e arritura.
Mehamed Veliu: Ju përmendët Kosovën në fillim të kësaj konferencë. Ka Rusia ndonjë arsye te re për të mos njohur Kosovën. A mendoni që një ditë që Rusia do të njohë Kosova. Ndërsa për kryeministrin Rama: E di që qëllimi është Ukraina, por në takimin me ministrin Lavrov, a ka pasur ndonjë kërkesë për Kosovën.
Lavrov: Do të përpiqem që t’ju korrigjoj paska. Ju pyetet nëse unë mund të të mendoj ndonjë datë që Rusia mund të njohë Kosovën. Është ajo që tha kryeministri Rama, duhet të ketë zbatim për atë që bihet dakord. Ky është qëndrimi ynë në raport me Kosovën. Ka një rezolutë 1244 për Kosovën që është miratuar. Ka një sërë marrëveshjesh mes Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e BE-s, përfshirë krijimin e asosacioneve të bashkësive serbe në Kosovë. Krijimi i këtyre bashkësive do të ishte një hap përpara për të siguruar respektimin e të drejtave të serbëve në enklavat në Kosovë. Marrëveshja është arritur së paku 6 vjet më parë. Por Prishtina refuzon që të respektojë detyrimet dhe ne do të pranojmë çdo zgjidhej që arrihet mes Kosovë-Serbisë, ne e promovojmë këtë dialog, por për fat të keq kolegët tanë nga BE, të cilët kanë vendosur të jenë ndërmjetës, kanë arritur disa rezultate, por nuk kanë arritur të zbatojnë implementim e këtyre marrëveshjeve. Megjithatë, këmbëngul që kjo çështje do të zgjidhet në bazë të marrëveshjeve që janë arritur dhe asaj që është miratuar në OKB.
Rama: Po e kemi diskutuar dhe po e flasim me ju publikisht, dhe për këtë çështje jemi shumë larg, pasi qëndrimi ynë është shumë i qartë. Unë mendoj se është në të mirë të gjithkujt, edhe të Serbisë, ta njohë Kosovën siç është. Kjo nuk përjashton, në të kundërt, ne e kemi mbështetur gjatë gjithë kohën dialogun dhe mirëkuptimin, dhe realizimin e kësaj njohjeje. Por jo duke e nisur me parimin e gabuar se kjo njohje nuk ka ndodhur asnjëherë, sepse kjo është që ta nisim nga një pikë ku nuk mund të ecim përpara. Ashtu siç tha ministri, ka pasur shumë aspekte të dialogut të materializuara në marrëveshje që nuk e kanë parë dritën e realizimit. I shpjegova ministrit se ne na duhet të rinisim procesin dhe të kuptojmë, sepse kur bëhet fjalë për marrëveshjes, unë besoj palët gjithmonë fajësojnë njëri-tjetrin. Nuk do t’i hyjë kësaj për ët thënë se pala serbe nuk ka përmbushur marrëveshjet, pasi nuk e ndihmon procesin. Për ta përmbyllur, unë do t’i thoja ministrit opinionin tim, që vullneti i njerëzve nuk mund të jetë me standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për të njohur apo për të mos njohur çka vullneti i njerëzve sjell në jetë për popullatat. Dhe për një popullatë si ajo shqiptare që ka jetuar në Kosovë nën sundimin e një shteti që nuk e kishte zgjedhur, të një diktature në bazë. Nuk shoh arsye pse shtetet e tjera mund ët ndahen dhe të kenë shtetet e tjera dhe Kosova jo. Megjithatë, ky është një tjetër kapitull i enciklopedisë.