Kurba nuk ulet/ Konfirmohen 113 raste të reja me koronavirus në Kosovë brenda 24 orëve
Shifra të larta me koronavirus vijnë sërish nga Kosova.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 113 raste të reja me COVID-19, ndërsa 67 pacientë janë shëruar.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.