Kurti bën lëvizjen e parë për qeverinë e re

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar të shtunën Nenad Vukmiroviçin si ushtrues të detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Emërimi i tij vjen pasi ministri i deritanishëm në detyrë, Nenad Rashiç u zgjodh të premten nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

I lindur në Mitrovicën e Veriut, Vukmiroviç më parë ka qenë edhe drejtor i Arsimit në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emërimi i tij vjen pak orë pasi Kurti u mandatua nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani për të provuar ta formojë qeverinë e re.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Kushtetutës së vendit, Kurti tani i ka 15 ditë kohë t’ia paraqesë Kuvendit të Kosovës përbërjen dhe programin e qeverisë për miratim./REL/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?