Kurti del pas tri orësh nga takimi me Abdixhikun: Nuk kemi ende një marrëveshje politike
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, njëherazi kreu i LVV ka zhvilluar një takim në hapësirat e Kuvendit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Pasi ka dalë nga takimi që zgjati për rreth tri orë, Kurti është shprehur se nuk ka ende një marrëveshje politike.
“Sa i përket takimit me LDK-në, lajm do të ishte po të kishim marrëveshje. Marrëveshje politike nuk kemi. Kemi nevojë për marrëveshje politike që respekton rezultatin zgjedhor. Askush nuk i do zgjedhjet e reja, nëse nuk kemi marrëveshje, fatkeqësisht mund të shkaktohen. Do të përpiqemi maksimalisht, do të vazhdojmë komunikimin”, u shpreh Kurti.
KOHA JONË SONDAZH

