Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:56 168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit Studentët janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke shënuar ditën e 168-të të protestës. Me pankarta dhe thirrje si “Dorëheqje” dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kurti do t’i përgjigjet kërkesës së Thaçit për mandatarin

Kosova E hënë, 6 Prill 2020 17:35
Kurti do t’i përgjigjet kërkesës së Thaçit për mandatarin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, do t’i përgjigjet “me kohë” presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me kërkesën e tij për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, i cili tha se kryeministri Kurti do t’u përgjigjet letrave (kërkesave) të presidentit Thaçi.

Kërkesa e Thaçit, për caktimin e mandatarit për qeverinë e re bazohet në votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, më 25 mars në kuvend, prej kur kjo qeveri konsiderohet se është në dorëheqje, përkatësisht në detyrë.

Presidenti i Kosovës, zhvilloi javën e kaluar takime të ndara me liderët e të gjitha partive politike, por duke u bazuar në Kushtetutë dhe rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, 2019, mundësinë e caktimit të mandatarit për kryeministër ia ofroi Lëvizjes Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve.

Kryeziu tha se për momentin, prioritet i qeverisë dhe kryeministrit Kurti mbetet angazhimi në përballjen me pandeminë e koronavirusit. “Duke marrë parasysh rëndësinë jetike të betejës kundër virusit COVID-19, prioriteti i parë i kryeministrit dhe i gjithë qeverisë është i përqendruar në menaxhimin e kësaj pandemie, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Përballë kësaj sfide, çdo çështje politike apo partiake duhet konsideruar e rëndësisë dytësore dhe tretësore”, theksoi Kryeziu, për Radion Evropa e Lirë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por, edhe Thaçi, theksoi Kryeziu, do të ketë përgjigjen e Kurtit se si e sheh lideri i Vetëvendosjes zgjidhjen në lidhje me situatën e krijuar pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë në kuvend. “Përkundër të gjithave, zoti Kurti, në cilësinë e tij si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, do të gjejë një mundësi adekuate dhe jo të largët për të analizuar, me kujdesin e duhur, letrat e dërguara nga presidenti, si dhe për t’iu kthyer përgjigje atyre”, tha Kryeziu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në komunikimin e javës së kaluar ndërmjet Thaçit dhe Kurtit, ky i fundit i kishte kërkuar presidentit që të marrë parasysh vetëm një opsion, atë të shpërndarjes së kuvendit dhe shpalljes së zgjedhjeve, por pasi që të ketë përfunduar e gjithë situata e krijuar me koronavirusin e ri.

Kushtetuta – interpretimet mes zgjedhjeve dhe qeverisë së re

Në nenin 100 të Kushtetutës së Kosovës, thuhet se nëse mocioni i mosbesimit votohet për qeverinë në tërësi, qeveria konsiderohet në dorëheqje. Kurse neni 82 e përcakton se kuvendi mund të shpërndahet nga presidenti pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të qeverisë.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Por, neni 95 i Kushtetutës së Kosovës shkruan se “nëse kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, qeveria bie, dhe presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar qeverinë”.

Ky përkufizim, besohet se i jep të drejtën, të paktën herën e parë Vetëvendosjes si parti fituese që të propozojë mandatarin e ri për kryeministër.

Megjithatë, Kurti, insiston që zgjidhja të gjendet tek opsioni i parë, ai i shpërndarjes së kuvendit dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme. Megjithatë, ai pretendon që edhe opsioni i shpërndarjes së kuvendit dhe shpalljes së zgjedhjeve, duhet të pres përmbylljen e fazës së pandeminë së shpallur për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Rënia e Qeverisë së Kosovës në kohën e COVID-19, është përcjellë me reagime edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Si emërues i përbashkët i thirrjeve të tyre ishte që liderët politikë në Prishtinë të gjejnë zgjidhje kushtetuese.

Qeveria pa Vetëvendosjen?

Mënjanimi i opsionit të shpërndarjes së kuvendit dhe shpalljes së zgjedhjeve do të sillte si opsion krijimin e një qeverie të re, por me gjasë, pa partinë fituese të zgjedhjeve, e cila vet është deklaruar se nuk e sheh si opsion përfshirjen në kalkulimet e formimit të qeverisë pa zgjedhje.

Në kalkulimet të cilat mund ta nxirrnin eventualisht jashtë “lojës” Kurtin dhe Vetëvendosjen, parashihet që presidenti pas ofrimit të mundësisë për formimin e qeverisë Vetëvendosjes si parti fituese e zgjedhjeve, nëse kjo e fundit dështon ta formojë qeverinë e re, herën e dytë të mbështetet në diskreskrecionin e tij, që nënkupton se ai do të sigurohej nga partitë tjera se kanë siguruar të paktën 61 vota të deputetëve në kuvend për formimin e qeverisë së re.

Bazuar në praktikat e mëhershme kushtetuese pas shpalljes së pavarësisë, në vitin 2010 dhe 2017, pas votimin të mocionit, në të dyja rastet, kuvendi ishte shpërndarë dhe vendi kishte shkuar në zgjedhje. Po ashtu, edhe pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, më 2019, kuvendi ishte shpërndarë dhe vendi kishte shkuar në zgjedhje.

Ndërkaq, para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, praktika ka shënuar raste kur kryeministri ka rënë nga pozita, por ai është zëvendësuar me një tjetër dhe ka vazhduar qeverisja e njëjtë. Një rast i tillë ishte ai me dorëheqjen e Ramush Haradinajt pas aktakuzës që i kishte ngritur Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish-territorin e Jugosllavisë, kur ai ishte pasuar nga ish-kryeministri Bajram Kosumi.

Albert Krasniqi, njohës i zhvillimeve politike dhe procedurave kushtetuese-ligjore, kishte shkruar se thirrja në precedent për shpërndarje të kuvendit pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj qeverisë, do të kishte kuptim sikur Kushtetuta nuk do të kishte dispozita mjaftueshëm të qarta se si mund të veprohet në këso raste.

“Kushtetuta jonë është e qartë dhe jep dy opsione:- nisjen e procedurave nga fillimi për zgjedhjen e qeverisë së re; ose shpërndarjen e kuvendit dhe opsionin e dytë do të duhej të ishte vetëm si rezultat i mungesës së shumicës parlamentare për të formuar qeverinë e re, apo, nëse ky është vullnet politik i 2/3-së së deputetëve të cilët do të votonin për shpërndarjen e kuvendit”, ka shkruar Krasniqi.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti u zgjodh më 3 shkurt të këtij viti, pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mospajtimet të mëdha mes LDK-së dhe Vetëvendosjes dolën në shesh në lidhje me shfuqizimin e tarifës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, masë kjo që ishte vendosur nga Qeveria e kaluar e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Mospajtimet mes tyre kulmuan me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për shkarkimin e Agim Veliut nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo e fundit më pas kishte iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, i cili u votua në kuvend më 25 mars, me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim. /Rel/

Etiketat e lidhura

albin kurtihashim thacikosovo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 3 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 12 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 19 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.