Kurti i përgjigjet Ramës: Veriu tokë e Kosovës dhe jo “tokë e askujt”!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjatë një interviste për Financial Time kishte deklaruar se “veri i Kosovës është tokë e askujt”.
I pyetur nga gazetarët në Tiranë, gjatë mbajtjes së Procesit të Berlinit, Kurti ka thënë se veriu është tokë e Kosovës.
”Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, integriteti territorial është i pacenueshëm, sovraniteti shtetëror qeveriset me qeveri demokratike”, ka thënë Kurti.