Kurti: Kam një kritikë pa hatërmbetje për BE-në, ata s’kanë besim në vetëvete

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar BE pa hatëmbetje. Për gazetën britanike “The Observer“, ai thotë se atij i pëlqen BE-ja për vlerat që ka por në lidhje me mungesën e besimit të unionit te 6 vendet e Ballakanit Perëndimor, Kurti i quajti si mungesë të besimit në vete.

“Më pëlqen BE-ja për vlerat që ka, por kam një kritikë saj, kritikë pa hidhërim, sepse dua që BE -ja të përmirësohet dhe të mos shpërbëhet. Arsyeja pse nuk mund të jem i hidhëruar nga BE-ja është për shkak të mungesës së besimit që ajo ka tek ne gjashtë të Ballkanit Perëndimor ’është një shprehje e mungesës së vetëbesimit në vetvete. Nuk është se ata na urrejnë, por nuk i besojnë sa duhet vetes”, tha ai.

Kurse në lidhje me Serbinë, ai theksoi se Beogradi provon t’i kontrolljë ose t’i zhëjë shtetet e fqinje, pasi i sheh ato si të përkohshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në ditët e sotme, pak a shumë, Serbia nuk i njeh fqinjët e saj që nuk janë pjesë e BE-së. Qëndrimi i Beogradit është se Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë shtete të përkohshme që Serbia duhet t’i kontrollojë ose t’i zhbëjë. Të gjitha zgjidhjet varen më pak nga imagjinata e krijimtaria dhe më shumë nga gatishmëria për të ndryshuar këtë mendim, këtë bindje të Serbisë, se shtetet fqinje nuk janë shtete të vërteta”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?