Kurti: Marrëveshja me LDK-në e mundshme dhe e nevojshme

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili synon të udhëheqë me qeverinë e re të Kosovës, ka thënë se marrëveshja për bashkëqeverisje me LDK-në është e mundshme dhe e nevojshme.

Ai deklaroi me siguri do të ketë takime me Isa Mustafën.

“Me siguri që do të ketë takime, të mos kemi takime është e pamundshme, marrëveshja është e mundshme, marrëveshja është e nevojshme, sepse qytetarëve u nevojitet ajo , mirëpo këto nuk janë lajme. Kur t’i kemi rezultatet konkrete, kur ta kemi marrëveshjen me elementet e saj përbërëse që i bashkëngjitet harmonizimit programor do të mund të kemi se çka të themi”, ka thënë Kurti para gazetarëve sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Albin Kurti i Vetëvendosjes, parti kjo që doli fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, po synon të ndërtojë institucionet me Isa Mustafën e LDK-së që dolën partia e dytë në zgjedhje, por ende nuk kanë arritur një marrëveshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata nuk janë takuar që nga dita e shtunë e javës së kaluar. Mospajtimet e tyre janë rreth pozitës së kryetarit të kuvendit dhe presidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?