Kurti në Londër: Serbia ka vënë 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngritur shqetësime për sigurinë rajonale gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Londrës për Mbrojtje, duke akuzuar Serbinë si një “proxy” të Rusisë. Ai bëri të ditur se përgjatë kufirit me Kosovën ndodhen 48 baza të përparme operacionale serbe, në atë që konsiderohet si zonë e sigurisë së NATO-s.

“Nuk ka arsye për shumë relaksim, si të thuash, sepse Serbia është një ‘proxy’ i Rusisë dhe atje janë 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit të shtetit tim. Të gjitha janë në atë që quhet zonë e sigurisë e NATO-s. Kremlini ka një zyrë brenda Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, në Beograd dhe Qendrat Rajonale të Russia Today dhe Sputnik për Ballkan janë në Serbi”, tha Kurti.

“Ajo çfarë bëj në vendin tim, Republikën e Kosovës, është angazhimi me të rinjtë. Është shumë e rëndësishme që të angazhohemi me të rinjtë, sepse po e humbasim kontaktin. Hapësira ndërmjet gjeneratave është problematike dhe lufta hibride mund të jetë fatale”, u shpreh kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?