Kurti nuk do përjashtohet nga kandidimi, përfaqësuesi i VV-së në KQZ: Lista në votime do të jetë e plotë

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ka thënë që lista e kësaj partie për zgjedhjet e 14 shkurtit, do të jetë e plotë me 110 kandidatë.

Ai ka thënë se edhe pas vendimit të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP-së) dhe Supremes për të moscertifikuar kandidatët e kësaj partie ato do të qëndrojnë në listë, pasi KQZ-ja nuk iu ka dhënë një mundësi për zëvendësimin e tyre.

”Lista e LVV-së në votime është e plotë me 110 kandidatë. Pas vendimit jo të drejtë të PZAP’së dhe Gjykatës Supreme që kanë refuzuar mundësinë e zëvendësimit të kandidatëve është me 110 kandidatë ashtu siç është dorëzuar në fillim në KQZ. LVV-ja është ankuar dhe dy kandidatë nuk janë certifikuar por edhe nuk është dhënë e drejta për zëvendësimin e tyre. Lista është me 110 kandidatë ashtu siç e ka dorëzuar LVV-ja dhe ashtu duhet ta votojnë edhe qytetarët”, ka thënë Kurteshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?