Kurti: Nuk më shqetësojnë vezët, shqetësimi im është se opozita nuk pranon të ulet në tryezë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje politike në sallë. Gjatë zhvillimeve të seancës, Kurti u qëllua me vezë nga deputetë të opozitës, ndërsa situata detyroi ndërprerjen e punimeve të Kuvendit.

Pas ngjarjes, Kurti deklaroi se nuk e konsideron hedhjen e vezëve si shqetësimin kryesor. Sipas tij, problemi qëndron te mungesa e gatishmërisë së partive opozitare për t’u ulur në tryezën e bisedimeve dhe për të gjetur një zgjidhje për konstituimin e institucioneve.

“Unë nuk jam këtu për veten time, jam për Kosovën. Kërkoj që të ulemi bashkë dhe për Kosovën të bëjmë marrëveshje”, deklaroi Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi se seanca mund të përfundojë vetëm pasi të zgjidhen kryetari dhe pesë nënkryetarët e Kuvendit, ndërsa vendimi për vazhdimin e saj i takon kryesuesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurti tha se është i gatshëm të përballet edhe me veprime të tilla nga opozita, nëse ato do të shërbenin si një hap drejt dialogut politik.

“Nëse gjuajtja me vezë dhe goditja e pantallonave të kryeministrit është çmimi që unë duhet të paguaj në mënyrë që ata të ulen e të bisedojmë, jam i lumtur ta paguaj. Vetëm të vijnë në takim”, u shpreh ai.

Në përfundim, kreu i Vetëvendosjes tha se nuk ankohet për incidentin, por për faktin që, sipas tij, opozita nuk pranon të zhvillojë takime për të gjetur një zgjidhje.

“Unë nuk ankohem që ata hedhin vezë, unë ankohem që ata s’duan të takohen”, përfundoi Kurti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?