Kurti pas takimit me opozitën: Marrëdhëniet me SHBA nuk janë cënuar!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një deklaratë për mediat pas takimit që zhvilloi me liderët e opozitës për situatën në veri.
“Ishte takim shumë i mirë, ishte takim njoftues për situatën politike dhe të sigurisë me bashkëbisedim të hapur dhe serioz tash përshtypja ime është që krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur se sa mospajtues.
Së pari nuk bëhet fjalë për kurrfarë prishje të raporteve koordinimi komunikimi kontaktet me QUINT, BE, SHBA, NATO, KFOR janë të vazhdueshme ndodhin nga disa herë në ditë atëherë nuk është e vërtetë që ka kurrfarë cënimi të raporteve, përkundrazi ka dendësi të komunikimit dhe te bashkërendimit.
Ndërkaq për atë se kush si sillet nuk mendoj që duhet ti lë pa punë analistët nëpër debatet e mbrëmjes”- tha Kurti në reagimin e tij pas takimit me liderët e opozitës.