Kurti pranon idenë e Delawisë: Ekip Negociator dhe udhëheqës për dialogun me Serbinë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pranuar propozimin e Ambasadorit Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, për të formuar një Ekip Negociator në dialogun me Serbinë.

Kurti po ashtu ka kërkuar të emërohet edhe një udhëheqës i ri i dialogut. Ai tha se Kosova duhet të hartojë edhe një strategji në këtë proces bashkë edhe me vlerësimin e dialogut të mëparshëm.

“E para, shqyrtimi dhe vlerësimi i dialogut 2011-2017 si dhe i rezultateve të tij; e dyta, përcaktimi i synimeve të Kosovës dhe i kërkesave tona ndaj Serbisë; e treta, formulimi i parimeve dhe kushteve të dialogut të ri; e katërta, formimi i ekipit tonë negociator me strategji dhe udhëheqës”, ka thënë Kurti, në mbledhjen e rregullt me udhëheqësit e Degëve të VV-së.

SHKARKO APP