Kurti prezanton Pakon Emergjente Fiskale të krijuar për shtresat në nevojë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka prezantuar Pakon Emergjente Fiskale, e cila është krijuar për të ndihmuar financiarisht shtresat më të varfra.

Kryeministri në detyrë i Ksoovës doli në konferencë për shtyp me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ku folën për hapat që do të ndiqen me krizën e shkaktuar nga COVID-19.

“Pakoja Emergjente Fiskale, është dizajnuar për të arritur ndihmë financiare për shtresat më të varfra. Më pas të ndihmojë bizneset për mbulimin e shpenzimeve operative. Në këtë mënyrë që bizneset të funksionojnë. Më pas, të stimulohet rritja e aktiviteteteve e të stimulohet punësimi në sektorin privat. Kjo pako s’ka qëllim politikat afatgjate”, tha Kurti.

Masa e parë, sipas Kurtit, është pagesa e dyfishtë e skemës sociale për 3 muaj.

“Pagesa shtesë për 30 euro në muaj për ata që përfitojnë skema sociale, nën 100 euro, dhe atë për 3 muaj”, tha Kurti.

Kurti tha se do të bëhet mbulimi i shpenzimeve për paga në masën e pagës minimale prej 170 euro për 2 muajt e ardhshëm deri në maksimumin e 41 milionë eurove.

Kurti shtoi se pas kësaj Pakoje Fiskale Emergjente, do të pasohet edhe me një pako për rimëkëmbjen ekonomike.

SHKARKO APP