Kurti publikon në Twitter pamjet nga stërvitjet e grupit terrorist në Kopaonik (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pasi u bënë publike pamjet nga stërvitet e terroristëve në Serbi, që sulmuan Policinë e Kosovës një javë më parë.

Kurti në Twitter ka shkruar se këto stërvitje u bënë në bazën e Kopaonikut dhe më mbështetjen e planifikimin e plotë të shtetit serb

“Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe, ~4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”, shkroi Kurti në platformën X krahas pamjeve të publikuara”.

Kujtojmë se nga sulmi i grupit serb i terroristëve një javë më parë, gjeti vdekjen rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku.

SHKARKO APP