Kurti: Qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se regjimi i vjetër po shpif nëpër studiot televizive dhe se po refuzojnë ta kuptojnë që koha e tyre ka mbaruar.

Kurti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se një popull nuk iu nënshtrua një njeriu dhe se as qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq.

Lexoni të plotë postimin e Kurtit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre.

Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq.

Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?