Kurti rrit pagën minimale në 250 euro: 10 euro në ditë, nëse punon 8 orë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë prezantimit në Kuvend të programit qeveritar, është zotuar se askush në Kosovë nuk do të paguhet nën 10 euro në ditë, ndërsa punon 8 orë në ditë.

Ai tha se paga minimale do të bëhet 250 euro dhe se askush nuk do të tatohet për mbijetesë. Kurti paraprakisht tha se ”kemi bërë shumë punë”, duke folur për 55 ditët e para të qeverisë së udhëhequr nga ai.

”Kemi zhvilluar një program që rrit pagën minimale dhe ngrit pragun e pagës që nuk tatohet. Në Kosovë, askush që punon 8 orë në ditë nuk duhet të marrë më pak se 10 euro në ditë dhe askush nuk duhet të tatohet për mbijetesë”, tha ai.

SHKARKO APP