Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:05 Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut Kryeministri Rama foli ndër të tjera në Asamblenë e PS për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-zv/kryeministren Belina Balluku. Për Erion Veliaj ai tha se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kurti sulmon hapur Hotin: Qeveria dështoi, nuk mbulohet dot me gjendje të jashtëzakonshme

Kosova E hënë, 13 Korrik 2020 14:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish kryeministri Albin Kurti ka thënë sot nëpërmjet një video se Qeveria Hoti ka hequr sigurinë shëndetësore për hir të lirisë ekonomike, ndërkaq sipas tij tashmë po i humbim të dyja.

Kurti tha se Qeveria Hoti ka ardhur si çlirimtarë për biznesin e turizimin, por po e mbushin morgun e spitalit.

“Besueshmëria për këtë qeveri është tejet e ulët. Pritjet nga kjo qeveri, edhe më të ulta. Zaten, në politikën shtetërore, diçka që nuk është legjitime, nuk mund të jetë e vërtetë, andaj as e besueshme.Na e hoqën sigurinë shëndetësore gjoja për hir të lirisë ekonomike. Tash po i humbim të dyja, sepse kundërthënia është e rrejshme. Shëndetësia dhe ekonomia janë të ndërvarura dhe është iluzion të mendojmë se mund të zgjedhim njërën mbi tjetrën. Këta erdhën si çlirimtarë të biznesit dhe turizmit, por po e mbushin morgun e spitalit. Numri i vendeve evropiane që e kanë futur Kosovën në listën e zezë po shtohet nga dita në ditë. Ky është krimi më i madh politik e qeveritar mbi njeriun e Kosovës, mbi qytetarin e Republikës”, thotë ndër të tjera Kurti.

Po ashtu, Kurti tha se Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Avdullah Hoti do të mbahet mend si më e mbrapshta e pasluftës.

“Kjo qeveri do të mbahet mend si më e dobëta dhe më e mbrapshta e pasluftës, krahasimi me të cilën s’do t’i bëjë nder asnjë qeverie në të ardhmen. Pra, ko ekzekutivi me të cilin nuk bën të krahasohesh – kështu do të mbahet mend qeveria koti për ata të cilët nuk do ta harrojnë. Dështimi i gjithanshëm, e sidomos në luftimin e pandemisë COVID-19, nuk mbulohet dot me gjendje të jashtëzakonshme e as me kërcënimin për shpallje të saj. Mbase kjo qeveri edhe s’e lufton dot virusin, sepse ajo është ngritur paligjshëm në kohë virusi e duke iu falënderuar virusit. Kjo qeveri është e integrueshme te virusi Corona”, shprehet Hoti.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fjalimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Po ju flas këtu nga ballkoni i Lëvizjes, në pamundësi që të mbajmë tubime fizike, për shkak të rikthimit të furishëm të pandemisë së virusit Corona.

Kosova sot është në gjendje të rëndë sepse kriza është e trefishtë: shëndetësia, demokracia dhe ekonomia e vendit tonë janë në krizë të thellë.

Besueshmëria për këtë qeveri është tejet e ulët. Pritjet nga kjo qeveri, edhe më të ulta. Zaten, në politikën shtetërore, diçka që nuk është legjitime, nuk mund të jetë e vërtetë, andaj as e besueshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Na e hoqën sigurinë shëndetësore gjoja për hir të lirisë ekonomike. Tash po i humbim të dyja, sepse kundërthënia është e rrejshme. Shëndetësia dhe ekonomia janë të ndërvarura dhe është iluzion të mendojmë se mund të zgjedhim njërën mbi tjetrën. Këta erdhën si çlirimtarë të biznesit dhe turizmit, por po e mbushin morgun e spitalit. Numri i vendeve evropiane që e kanë futur Kosovën në listën e zezë po shtohet nga dita në ditë. Ky është krimi më i madh politik e qeveritar mbi njeriun e Kosovës, mbi qytetarin e Republikës.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Kjo qeveri do të mbahet mend si më e dobëta dhe më e mbrapshta e pasluftës, krahasimi me të cilën s’do t’i bëjë nder asnjë qeverie në të ardhmen. Pra,ko ekzekutivi me të cilin nuk bën të krahasohesh – kështu do të mbahet mend qeveria koti për ata të cilët nuk do ta harrojnë.

Dështimi i gjithanshëm, e sidomos në luftimin e pandemisë COVID-19, nuk mbulohet dot me gjendje të jashtëzakonshme e as me kërcënimin për shpallje të saj. Mbase kjo qeveri edhe s’e lufton dot virusin, sepse ajo është ngritur paligjshëm në kohë virusi e duke iu falenderuar virusit. Kjo qeveri është e integrueshme te virusi Corona.

Populli i Kosovës ka një refleks padëgjueshmërie qytetare ndaj kësaj qeverie të pabesueshme. Politikanët që e kanë pre në besë popullin, populli kurrë nuk u beson. Kjo qeveri nuk gëzon besimin e popullit, sepse është besëthyer. Prandaj, armiku të cilit qeveria po synon t’ia shpallë gjendjen e jashtëzakonshme është pikërisht populli. Ministri Zezaj i qeverisë Koti po ju kanoset qytetarëve të cilët tashmë i ka shpallur të pabindur e të padisiplinuar. Pra, gjendjen e jashtëzakonshme po duan t’ia shpallin popullit. Por, ne e dimë që sistemi shtetëror, në përgjithësi, nuk ka dështuar, dhe se dështimi ka emra të përveçëm individësh. Nuk kanë dështuar policia apo mjekësia, por ministrat dhe qeveria.

Në bazë të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjendjen e jashtëzakonshme e shpall presidenti, dekreti i të cilit duhet të marrë pëlqimin në Kuvend. Pse kjo qeveri na kërcënon me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme? Çfarë pune ka ajo me këtë shpallje? Vetëm një shpjegim e ka kjo: kryeministri koti është zëdhënës i presidencës, vegël e Thaçit, e i cili karrigen e presidentit të Republikës e mori me vete para prokurorisë speciale në Hagë.

Në republikë, sovran është shteti e burim i sovranitetit populli; në monarki, sovran është mbreti. Presidenti nuk është sovrani. Ai nuk mund ta marrë me vete karrigen presidenciale e ta çojë në prokurori a gjykatë. Kosova nuk ua ka pasur borxh këtë.

Përgjatë atyre katër muajve, ne u patëm kujdesur për sistemin imunitar të qytetarëve dhe imunitetin e sistemit shëndetësor. Jemi kujdesur për shëndetin publik të popullsisë dhe për mbijetesën e rimëkëmbjen e ekonomisë. Duke mos u angazhuar për të gjitha këto e duke mos i kuptuar të lidhura, këta po na i humbin të gjitha. Tash, kjo qeveri don pakt social, don marrëveshje që s’është aspak xhentëllmene, me qasjen: pleqtë bën të vdesin, ata që kanë sëmundje shoqëruese bën të vdesin. Është në rrezik asgjë më pak se etika dhe vlerat tona kombëtare e njerëzore.

Të dashur qytetarë,

Zgjidhja ekziston: procedimi i Ligjit Anti-COVID të cilin e ka iniciuar Kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani, dhe të cilin e ka kërkuar vetë Gjykata Kushtetuese para më shumë se tre muajve. Zgjidhja pra ekziston, por këta nuk duan zgjidhje. Andaj, ndërkohë, ruajeni veten dhe njëri-tjetrin, kujtoni porositë tona e udhëzimet e mjekëve: mbani higjienën personale, mbani distancën fizike, mbani maskat mbrojtëse. Le ta forcojmë solidaritetin shoqëror kur qeveria na e ka dobësuar shtetin demokratik. Përballë paaftësisë së qeverisë për të qeverisur, le të kujdesemi ne vetë për jetën dhe shëndetin e të gjithëve.

Me këtë rast, u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve nga virusi Corona dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë e të plotë secilit qytetar të sëmurë, deputetëve të infektuar si dhe kryetarit të LDK-së, Mustafa.

Ju falemnderit e mirupafshim.

Etiketat e lidhura

albin kurti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 6 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 7 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 15 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 24 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.