Kurti takon Starmer: Britania, rol kyç në sigurinë e rajonit
Në margjina të Samitit të 12-të të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Londër, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u takua me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Takimi pasoi diskutimet me Sekretaren e Shtetit për Punë të Jashtme, Yvette Cooper, dhe sesionet zyrtare të samitit, ku u trajtuan temat qendrore: siguria, rritja ekonomike dhe migracioni.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për udhëheqjen britanike dhe organizimin e samiti i cili për herë të dytë pas vitit 2018 po mbahet në Londër. Ai theksoi rëndësinë e rolit të Mbretërisë së Bashkuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë takimit, u diskutuan mënyrat për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, përfshirë, energjinë, sigurinë dhe mbrojtjen, infrastrukturën, dhe edukimin.
Kurti veçoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, në kohën kur Kosova po vazhdon investimet për modernizimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse.
KOHA JONË SONDAZH

