FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kurti u godit me vezë, pezullohen 3 efektivë policie

3 efektivë të Policisë së Kosovës janë pezulluar për 72 orë për shkak të mungesës së reagimit pasi eskorta e kryeministrit në detyrë Albin Kurti është goditur me vezë gjatë një vizite në Skenderaj.

Kurti qëndroi në Skenderaj për përurimin e një çerdhe ndërsa vezët u hodhën nga persona deri tani të paidentifikuar. Kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani bëri përgjegjës Partinë Demokratike të Kosovës.

”Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skënderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në”, shkroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?